-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E vetmja ministre Mjedisi që mbron ndërtimet”, Kumbaro: Për korrupsionin s’flas

Kryesoret

Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro ka refuzuar ti përgjigjet deputetes Tabaku në lidhje me procedurat e ndërtimit të aeroportit të Vlorës.

Ajo është shprehur se kanë bërë dhe po zhvillojnë më tej vendin, prandaj dhe kanë marrë mandatin e tretë, kështu ka devijuar ajo pyetjen e deputetes.

“Ju nuk i keni bërë projekt, prandaj jemi votuar ne për 3 herë. Për ato akuzat e dëgjesave i kemi bërë nga Shtatori deri në shkurtin e 2021.

Parku i Llogarasë dhe Alpet i kemi dyfishuar në sipërfaqe, pa folur për Lumin e Shalës. Sa për akuzat për korrupison dërgojeni në tjetër vend, unë nuk i jap përgjigje,” është shprehur Kumbaro.


Nga ana tjetër Tabaku ka tërhequr prapë vëmendjen që nuk foli për ndërtimin në zonat e mbrojtura

“Nuk kam parë kurrë një ministre mjedisi që të flas për ndërtimet. Kemi një ministre Mjedisi që numëron sa hynë e sa dolën nga lumi.

Këto janë forma më pacipë për korrupsionin.
Nëse sot shikoni një qeveri që fyen këdo për interesat e saj, që shkel me dy këmbë ligjin, unë besoj se kjo vishet me termin e elitës kur kapen ngushtë,” është shprehur Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit