Polica Rrugore e Shkodrës ka bërë bilanci e shkeljeve rrugore dhe ka njoftuar se janë pezulluar 17 leje drejtimi dhe kanë rënë në burg 3 drejtues mjetesh.
Nga ana tjetër gjobat më të shumta janë vendosur për tejkalim shpejtësie.
Njoftimi i policisë
Janë pezulluar 17 leje drejtimi, nga këto 12 për tejkalim të normave të shpejtesisë dhe 5 për drejtim mjeti, nën efektin e pijeve alkolike.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës, janë vendosur 817 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
• 208 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 258 masë administrative për tejkalim të normave të shpejtesisë;
• 27 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 35 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
• 26 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;
• 68 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 196 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.