Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter ka reaguar në lidhje me paralajmërimin “non grata” për emra të njohur në Shqipëri nga Britania.
Ajo e ka mirëpritur mesazhin e Britanisë së Madhe për të gjithë politikanët e Ballkanit, të cilët minojnë demokracinë në vendin e tyre duke mbështetur krimin dhe korrupsionin.
“Ne e mirëpresim këtë veprim të rëndësishëm nga Britania. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit – me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion të madh dhe minuar demokracinë – duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Yuri Kim.
We welcome this important 🇬🇧 action. Those who have abused the public’s trust to enrich themselves & pervert the rule of law – in other words, those who have engaged in significant corruption & undermined democracy – must face justice. No one is above the law. https://t.co/BFGAqURXBB
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 21, 2022