-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt, Ndreca: Shpresë për ata që nuk paraqesin rrezikshmëri publike

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për shfuqizimin e vendimit të Shkallës së Parë që pezullon afatet e paraburgimit.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, e cilësoi këtë praktikë si antikushtetuese dhe kërkoi që provat digjitale të mbeten të paprekura pa praninë e mbrojtjes.

Ndreca theksoi gjithashtu se ky është një rast shprese për të gjithë ata që nuk paraqesin rrezikshmëri publike, duke theksuar se mbrojtja duhet të ushtrohet në kushte të lira dhe të barabarta.

“Kjo është një shpresë për të gjithë ata që nuk paraqesin rrezikshmëri publike për të mos qëndruar në kafaz. Nuk është thjesht çështja e zotit Veliaj, por e të gjithë atyre që duhet ta ushtrojnë mbrojtjen e tyre në mënyrë efektive dhe të lirë pranë avokatit të tyre, për të bërë një mbrojtje dinamike përballë prokurorëve dhe për të shmangur pabarazinë e palëve në proces. Ky është një element bazik i procesit të rregullt ligjor dhe një parim i kushtetutës mbi të cilin bëhen rregullat e lojës në një gjykim në një vend që pretendohet të jetë anëtar nesër i Bashkimit Europian.”

Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullim të afatit të paraburgimit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit