-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edi Oga: Paradoksi i drejtësisë së re

Kryesoret

Po jetojmë në kohë paradoksale.

Reforma në drejtësi, që në bazë të saj ka luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duhet t’i zbuste këto dukuri, duke çliruar shoqërinë prej dëmeve të tyre!

Duket sikur po ndodh e kundërta!

Sa më tepër ‘ashpërsohet’ lufta e drejtësisë, aq më tepër shtohet korrupsioni dhe organizohet krimi. Madje dy llojet e krimit, ai shtetëror dhe ai privat, kanë ndjerë nevojën për bashkëpunim dhe tashmë kanë krijuar një sindikatë krimi. Politika ka aksionet e veta në këtë sindikatë, ku pushteti ka pa dyshim shumicën e tyre. Lufta e opozitës ka vetëm një qëllim, përmbysjen e raportit të këtyre aksioneve.

Çfarë është drejtësia për këtë sindikatë krimi?

Drejtësia është një rival pushteti dhe pasurie që ka koston e saj, prandaj sindikata është e detyruar t’i paguajë haraçin këtij rivali ‘të bezdisshëm’! Për të mos ulur marzhin e vet të fitimit, sindikata kriminale shtet-privat ka nevojë për më tepër para, si rrjedhim më tepër korrupsion, lexo grabitje parash publike dhe më tepër krim i organizuar, lexo trafiqe, gjobvënie etj. Prandaj paradoksalisht, në kohë lufte me drejtësinë, në vend që të ulet, krimi rritet!

Ata që paguajnë janë ata që punojnë për të prodhuar të mira materiale. Megjithëse janë shumica, ata për vete mbajnë fare pak, sa për të shuar urinë. Pjesën më të madhe të të mirave e ndan pakica, e cila sa më shumë ha, aq më e uritur bëhet. Kjo pakicë e ka emrin pushtet politik, oligarki, krim i organizuar dhe së fundmi, drejtësi e re! 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit