Gjykata e Vlorës ka liruar nga qelia Andis Korreshin duke e lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje.
40-vjeçari nuk respektoi kufizimin me bova detare dhe u fut në zonën ku nuk lejohen mjetet lundruese duke përplasur një fëmijë 7 vjeç, që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Kjo ngjarje ndodhi pak ditë pasi një djalë dhe një vajzë mbetën të plagosur teksa pushonin në bregdetin e Jalës, pasi u përplasën me gomone nga një 37-vjeçar.
Lëvizja e mjeteve motorike ujore nga bregu, por jo gjithmonë respektohet duke u kthyer në rrezik për pushuesit.