-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rezoluta kundër Martyt, Rama: “Non grata” i damkosur s’e votoi

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar 125 deputetët e Kuvendit që dje votuan rezolutën kundër raportit të Dick Martyt që njolloste Shqipërinë dhe Kosovën për trafik organesh.

Sali Berisha nuk mori pjesë në votim dhe Rama nuk kishte si të mos e evidentonte këtë duke thënë se është shembulli i politikës “pa din e iman”. I ka kujtuar jo vetëm non gratën nga SHBA, por edhe atë që tha dje se tani është në listën e zezë së Britanisë.

“Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si NonGrata (tanimë jo vetëm nga SHBA)i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty,është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës!FLM të tjerëve” tha ai.

Një koment e kishte edhe për politikën e brendshme në Kosovë dhe akuzat nga Shqipëria, që duket se lidheshin me vizitën e Ilir Metës sot në Prishtinë.

“Sa për dokrrat e tjera turbopatriotike,që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës në politikë të brendshme të Kosovës e Shqipërisë bashkë,Partia Socialiste e Shqipërisë as nuk i ka prodhuar as nuk i prodhon, as i ka çmuar e as i çmon ndryshe përveçse si kotësisht të dëmshme” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit