-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U akuzua nga nipi për ngacmim seksual, merret vendimi për Ricky Martin

Kryesoret

Më në fund një ditë e mirë për Ricky Martin, i cili mes padisë nga ish-agjentja dhe akuzave të tmerrshme nga nipi i tij për ngacmim seksual, epo vërtetë kishte nevojë për një ditë të mirë. Ylli i muzikës latine ne fakt e ka “fituar” çështjen kundër nipit të tij, pasi në seancën gjyqësore 21-vjeçar e tërhoqi pretendimin për ngacmim dhe përndjekje.

Ricky mori pjesë në seancën gjyqësore me anë të “Zoom”, ndërsa ekipi i tij ligjor tha:

 “Ashtu siç e kishim parashikuar, urdhri i mbrojtjes së përkohshme nuk u zgjat nga gjykata. Akuzuesi i konfirmoi gjykatës se vendimi i tij për të pushuar çështjen ishte vetëm i tij, pa ndonjë ndikim apo presion të jashtëm. Akuzuesi konfirmoi se ishte i kënaqur me përfaqësimin e tij ligjor në këtë çështje. Kërkesa erdhi nga akuzuesi që kërkonte pushimin e çështjes. Nuk ishte asgjë më shumë se një individ me probleme që bënte pretendime të rreme pa patur absolutisht asgjë. Ne jemi të kënaqur që klienti ynë mori drejtësi dhe tani mund të ecë përpara me jetën dhe karrierën e tij.”

Kujtojmë se nipi i Martin në fillim kishte pohuar se ai dhe artisti latin kishin një lidhje seksuale 7-mujore dhe pasi ajo përfundoi, Ricky filloi ta përndiqte dhe ta ngacmonte. Ricky i mohoi me forcë akuzat, duke thënë se ai kurrë nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me nipin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit