Një sipërfaqe toke prej 679 metra katrorë është regjistruar në kundërshtim me ligjin në emër të 2 personave. Prokuroria e Sarandës ka deklaruar se hetimet kanë nisur që në 2021.
Fillimisht ata konstatuar shpërdorim detyre nga dy punonjësit e Kadastrës.
Po ashtu disa muaj më parë një tjetër truall, lulishteje u dha në kundërshtim me ligjin.
NJOFTIMI I PROKURORISË
Prokuroria Sarandë sekuestron 679m2 tokë truall në zonën Turizëm-Kanal i Çukës
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë ka sekuestruar në datë 22.7.2022 një sipërfaqe prej 679m2 tokë truall në zonën Turizëm-Kanal i Çukës.
Në kuadër të procedimit penal, me nr. 297 të vitit 2021, regjistruar ndaj zyrtarëve të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Sarandë, hetimet kanë avancuar duke konstatuar elemente të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.
Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë në mbyllje të hetimit ka proceduar më tej me sekuestrimin e pasurive tokë shtetërore të regjistruara ne shkelje të ligjit në favor të dy shtetasve.