Doganat shqiptare ka reaguar në lidhje me katër punonjës e saj që janë arrestuar në Greqi për kontrabandë mallrash dhe grup të strukturuar kriminal.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë dogana në një postim në Facebook. Mirek Beshiku, Artur Sejati, Elton Gjishti si dhe Klandi Mala janë arrestuar gjatë një operacioni kontrabandë nga autoritetet greke, por më pas janë lënë të lirë pas verifikimeve të nevojshme.
Reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave
Akuza e ditëve të fundit në media nuk është aspak risi. Kjo akuzë është publikuar për herë të parë në vitin 2018, më pas në 2020, 2021 dhe se fundi këto ditë.
Që në vitin 2018, kur akuza u ngrit për herë të parë, katër punonjësit e Drejtorisë së Doganave kanë depozituar pranë institucionit punëdhënës dëshmitë e pastra të penalitetit, marrë nga autoritetet greke dhe noterizuar në Shqipëri.
Sipas dokumentacionit të vitit 2016, katër punonjësit kanë qenë pjesë e një operacioni antikontrabandë, kur janë ndaluar nga autoritetet greke. Pas sqarimit të rrethanave dhe rolit të personave në fjalë ata janë lënë të lirë nga prokurorët dhe hetuesit fqinjë.
Në kushtet kur nga njëra anë nuk ka asnjë vendim gjykate që i dënon katër punonjësit e Drejtorisë së Doganave dhe për sa kohë dëshmia e penalitetit në shtetin grek është plotësisht e pastër, çështja në fjalë është mbyllur që në vitin 2018, pavarësisht spekulimeve mediatike që vazhdojnë here pas here.
Këto dëshmi po i publikojmë sërish.