-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fikën GPS dhe kontrabanduan 80 mijë litra naftë, si dështoi plani i kapitenit

Kryesoret

Durrës, u futën në det pa njoftuar për të marrë 80 mijë litra naftë kontrabandë, në kërkim 3 persona.

Kapiteni i peshkarexhës së bashku me mekanikun dolën në det pa njoftuar dhe fikën GPS e mjetit. Ata kanë marrë 80 mijë litra naftë në mënyrë kontrabande.

Në kërkim janë shpallur kapiteni, administratori si dhe mekaniku.

Njoftimi i policisë

Sekuestrohet peshkarexha me 80.000 litra naftë të dyshuara të kontrabanduara.

Në veprimet e para hetimore morën pjesë edhe Policia Kufitare, Dega Doganore Durrës, Antikontrabanda Detare dhe FSPD Port Durrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit, ishte ankoruar një peshkarexhë, me naftë të dyshuar të kontrabanduar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel”.

Në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit:

– A. M., 38 vjeç, banues në Durrës, administrator i peshkarexhës;

– F. A., 65 vjeç, banues në Durrës, kapiteni i peshkarëxhës;

– N. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, mekaniku i peshkarexhës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit