-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kthyen lokalin në “market” droge, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Kryesoret

Dy të rinj me origjinë shqiptare janë vënë në pranga nga autoritetet italiane.

Arrestimet u kryen në kuadër të aktivitetit për parandalimin dhe luftimin e fenomenit të trafikut të drogës, ndërkohë që një prej të arrestuarve akuzohet për trafik droge dhe kundërshtim ndaj një funksionari publik dhe i dyti i akuzuar për rezistencë ndaj një funksionari publik.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarët e kishin kthyer lokalin ku punonin në një pikë të shitjes së narkotikëve, ndërsa sajo që ka tërhequr vëmendjen kanë qenë lëvizjet e shumta të një prej tyre dhe fakti që shkonin shpesh në një ambient të nëndheshëm që shërbente për ruajtjen e ushqimeve dhe pijeve.

Policia italiane ka kryer mbrëmjen e djeshme një operacion blic për arrestimin e dy shqiptarëve, të cilët të gjendur në befasi janë munduar të rezistojnë

Gjatë kontrollit, brenda dhomës së nëndheshme, në një raft mes shisheve me pije freskuese dhe verë, u gjetën një sasi kokaine, mariuhanë, dy peshore elektronike dhe materiale të cilat shërbenin për të paketuar lëndën narkotike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit