Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një postim në Facebook e ka cilësuar alarmant sondazhin e bërë publik nga mediat austriake, ku ka rënë mbështetja për Shqipërinë.
Ai thotë se kjo vjen pas nismave të fundit të Edi Ramës, si legalizimi i kanabisit dhe amnistia fiskale.
“Nje renie katastrofale! Bie nga 35 ne 14% brenda pak muajve mbeshtetja e austriakeve per antaresimin e Shqiperise ne BE.
Miq,
Sipas nje sondazhi te fundit nga Gesellschaft für Europapolitik (ÖGfE) ne muajin korrik, te botuar ne gazeten Die Presse per anetaresimin e Shqiperise ne BE, shifrat kane rene nga 35 per qind qe ishte ne prill në 14 per qind ne korrik.
Kjo renie katastrofale, me 1.5 here brenda disa muajve, e mbeshtetjes per anetaresimin e Shqiperise ne BE eshte shume e rende.
Ajo lidhet me nxirjen e imazhit te vendit nga Edi Rama me nismat e tij te fundit per legalizimin e droges dhe amnistine fiskale per parate e krimit” shkruan ai.