Të shtëna me armë zjarri raportohen te zona e njohur si “Uji i Ftohtë” në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e plazhit. Një person ka qëlluar me pistoletë në ajër pas një sherri.
Mësohet se për parkimin e makinës një person ka nxjerrë armën tip pistoletë dhe ka qëlluar në ajër.
Policia thotë se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Kanë qenë të shumtë pushuesit që janë terrorizuar nga kjo ngjarje.