-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama shkarkon Ahmetajn nga posti i zv.kryeministrit, Balluku i zë vendin

Kryesoret

Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me ngjarje tejet të rëndësishme sa i takon ndryshimeve në qeveri.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se zv.kryeministri Arben Ahmetaj është shkarkuar nga detyra dhe krahu i djathtë i Ramës do të jetë ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit.

Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre.

Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon,” njofton Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit