Presidenti i ri i Republikës, Bajram Begaj e ka nisur me vrull mandatin. Sapo u betua dhe hyri në Presidencë, ish-gjenerali ka nisur punën nga faqja zyrtare, ku ka vendosur një foto të tijën me familjen dhe ka fshirë cdo gjë të Ilir Metës, fjalimet, intervistat apo fotogaleritë.

Aktiviteti në rrjetet sociale po rritet ora orës. Begaj ka hapur përpos Facebook-ut edhe një profil në Instagram ku ka publikuar një status ku pyet se çfarë u mungon të rinjve në Shqipëri në krahasim me ata jashtë? Duke e vazhduar aty ku e la Ilir Meta, me fokus të rinjtë.

Dy bashkëpunëtorë të Ilir Metës, Edmond Panariti dhe Ylli Asllani ishin dorëheqjet e para që pritet që të pasohen nga të tjerë.