-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla i fut të dridhurat Berishës: SPAK kishte bërë goxha punë

Kryesoret

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla ishte pasditen e sotme në SPAK, ku dorëzoi sikur tha ai prova të reja për privatizimin kompleksit Partizani, ku akuzon familjen Berisha.

Në dalje, për mediat u shpreh se “në krye të kallëzimit qëndron ai që ka qenë kryeministër i kohës. Uroj që drejtësia e re të shkojë deri në fund. Nuk e di në cfarë faze janë hetimet.

Pyesni prokurorinë. Kuptova që punë ishte bërë. Kaq mund t’ju them” tha ai duke buzëqeshur.

Më herët, deputeti socialist ishte shumë i qartë me akuzat. “Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim.

Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës.

Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit