-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Falsifikim dokumentesh, anëtarja e KPK drejt gjykatës, nuk pranon avokat

Kryesoret

Etleda Çiftja do të paraqitet sot në GJKKO për shkak të akuza të përfshirjes në deklarim të rremë dhe falsifikim dokumentesh.

Anëtarja e KPK do të jetë e pranishme në seancë pa avokatë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Çiftja, në deklaratën vitit 2017 ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë së dy pasurive të fundit, si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie.

“E pandehura Etleda Çiftja ka dorëzuar pranë ILDKPKI një kontratë me përmbajtje të falsifikuar, referuar çmimit të pasqyruar në të, provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm, pasi kjo kontratë  nuk përputhet me atë të gjendur pranë arkivës së zyrës noteriale ku është përpiluar dhe pranë ASHK-së në momentin e regjistrimit të pasurisë për të cilën është lidhur kjo kontratë. Gjithashtu kjo kontratë përmban të dhëna të rreme edhe në lidhje me vetë veprimin e pasqyruar në të, pra shitje blerjen e parcelës tokë arë”, shkruhet në njoftimin e SPAK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit