Zjarri në Kepin e Rodonit vazhdon të jetë aktiv prej më shumë se një javë. Flakët u shfaqën fillimisht në 15 korrik. Në kodrat e kepit të Rodonit zjarri ka djegur një sipërfaqe tokë e veshur me bimësi të ulët dhe shkurre.
Për shkak të pozicionit gjeografik dhe ndarjes së parcelave me rrjeta teli, ndërhyrja ka qenë e vështirë. Mësohet se po ndërhyhet nga ajri për të shuar flakët.