Ish-presidenti Ilir Meta nuk e mohoi koalicionin me PD-në e drejtuar nga Sali Berisha në një front kundër qeverisë Rama, por e vendosi theksin te rikthimi i referendumit. Përshëndeti primaret që ka vendosur Sali Berisha për zgjedhjen e kandidatëve brenda partisë, por sipas tij, zgjidhja është vetëm referendumi.
“Do të bashkëpunojmë me cdo shqiptar të ndershëm. Nuk jam në garë as me Berishën dhe nuk kam qenë në garë as me Lulushin, Shqipërinë nuk e ndryshon dot as Ilir Meta, as Sali Berisha, asnjë tjetër, vetëm referendumi.
I duartrokas edhe primaret që ka sjellë Sali Berisha, por referendumi është vetë Shqipëria. Të gjithë do i nënshtrohen qytetarit dhe vullnetit të ri. Kam një pushtet të jashtëzakonshëm, e kam të vështirë të dal në rrugë”.
Kandidat për kryetar bashkie në Tiranë? “Ua kam lënë të gjithëve të gjitha bashkitë, unë dua vetëm referendumin. Dhe do ta arrijmë shumë shpejt” përfundoi ai.