Festivali i Këngës Eurovizion do të zhvillohet zyrtarisht vitin e ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Organizatorët vendosën se ngjarja nuk mund të mbahej në vendin fitues, Ukrainë, për shkak të pushtimit nga Rusia.
“Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë të BBC që treguan solidaritet me ne” tha Mykola Chernotytskyi, kreu i transmetuesit publik të Ukrainës.
Nuk dihet ende se cili qytet do të presë, por qytetet duke përfshirë Glasgow, Manchester dhe Bristol kanë shprehur interes.
Ukraina do të kualifikohet automatikisht në finalen e madhe, siç ndodh zakonisht për fituesin.