Majlinda Dhuka u emëruar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama si ministre e Negociatave dhe Shtetit.
Aktualisht Dhuka mban postin si Drejtorja e Departamentit të Zhvillimit dhe Mirëqeverisjes në Kryeministri.
Por çfarë parashikon detyra e re e Dhukës?
Kryenegociatori luan njërin prej roleve më të rëndësishëm në procesin e zhvillimit të negociatave për anëtarësim. Në cilësi të anëtarit të Komitetit Shtetëror për Integrimin Evropian, Kryenegociatori është përgjegjës për paraqitjen e projekt-qëndrimit negociues për çdo kapitull. Ai merr pjesë në negociata si në nivel politik, si zëvendës kryetar i Delegacionit Shtetëror, ashtu dhe në nivel teknik si kryetar i Grupit Negociator.