Shefi i Organizimit të PD-së, Klevis Balliu ka reaguar pas videos së Richard Hoges, njeriu që qeveria i dha menaxhimin e Butrintit, i cili disa vite më parë thoshte se Shqipëria është një shtet i krijuar artificialisht.
“Ky është personi që Rama i ka dhënë me koncesion Butrintin për 10 vitet e ardhshme.
Ja se si miku i Ramës, që ka fituar koncesionin e Butrintit, shprehet për Butrintin dhe shqiptarët.
Nëse është vetëm injorancë e Kryeministrit mund të jetë një justifikim por në fakt kjo është thjesht dhe vetëm axhendë e albanofobëve, të cilët kanë në krahun e tyre Edi Ramën” shkruan ai.