Një zjarr i madh ka përfshirë pyllin Dadia, i cili ndodhet në kufi me Turqinë. Flakët vazhdojnë prej 5 ditësh. Më shqetësuese është fakti që në këtë pyll ndodhen disa lloje të rrallë shpendësh.
Ndërkohë, ekipet e emergjencës po përpiqeshin të frenonin zjarret pranë zonës arkeologjike të Olimpias së Lashtë, ishullit Lesbos në Egjeun lindor dhe në Pella në Maqedoninë qendrore.
Shërbimi Zjarrfikës tha se 159 zjarrfikës dhe 59 makina zjarrfikëse po operonin pranë fshatrave Krestena dhe Skillountia, në jug dhe juglindje të Olimpias së Lashtë, kur zjarri shpërtheu të dielën pasdite. Ata u ndihmuan nga katër avionë hedhës uji dhe katër helikopterë.
Në Lesbos, zjarrfikësit u përpoqën të parandalonin zjarrin të arrinte në fshatin Stavros, në verilindje të vendpushimit të plazhit të Vaterës që u shkatërrua nga zjarri të shtunën. U dhanë urdhra evakuimi për Stavros dhe fshatin e afërt të Vrisës.