Disa foto të Ben Affleck ku shfaqej i përlotur gjatë festimit të ditëlindjes së 53-të të gruas së tij, Jennifer Lopez, gjatë qëndrimit të tyre në Paris, kanë bërë xhiron e të gjitha mediave.
Aktori 49-vjeçar u fotografua mbrëmjen e djeshme me fytyrën të skuqur, me lot në sy dhe dukej i prekur ndërsa po bisedonte me Lopez.
Ata ishin në mes të një darke romantike në restorantin “La Girafe”, pranë Kullës Eiffel, kur në një moment ylli i “Selena” u pa duke ngushëlluar bashkëshortin e saj të ri në një moment prekës.
Këngëtarja shihet duke prekur me delikatesë fytyrën e Affleck për ta ngushëlluar atë.
Megjithatë, duket se lotët e aktorit ishin lot gëzimi, pasi pas çastit emocionues u panë duke ndarë disa të qeshura.