-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merz: Irani duhet të ndalojë së luajturi me kohën

Kryesoret

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kërkuar që Irani të rinisë negociatat me SHBA-në për të përfunduar konfliktin dhe për të shmangur dëmet ekonomike të shkaktuara nga veprimet e Teheranit.

Ai theksoi se Irani duhet të ndalojë “të luajë me kohën” dhe të kontribuojë në zgjidhjen e krizës.

“Irani duhet të ulet në tryezën e negociatave. Duhet të ndalojë së luajturi me kohën”, tha Merz në një deklaratë gjatë një vizite në një bazë ushtarake stërvitore në Munster. Irani duhet të ndalojë së luajturi me kohën. Nuk mund ta mbajë më peng të gjithë rajonin dhe në fund të fundit të gjithë botën.

Ne po veprojmë në interesin e përbashkët transatlantik dhe po e bëjmë këtë me respekt të ndërsjellë”, tha ai, duke shtuar se qeveria e tij mbetet e përkushtuar ndaj një NATO-je të fortë dhe një partneriteti të besueshëm transatlantik.

“Siç e dini, ky partneritet transatlantik është veçanërisht i rëndësishëm për ne dhe për mua personalisht”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit