-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bajram Begaj dekreton ndryshimet në qeveri

Kryesoret

Presidenti i ri Bajram Begaj ka firmosur sot dekretet për ndryshimet në qeveri.

Tani, ditën e enjte në 17:00 Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për t’i vulosur.

Arben Ahmetaj nuk do të jetë më zv/ kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin, ndërsa vendin e tij si numri dy i qeverisë do ta zërë Belinda Balluku, e cila do ta mbajë edhe postin aktual të ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Për kreun e qeverisë ministria e Shtetit për Rindërtimin e ka përmbushur misionin. Rama tha se kriza energjetike si dhe integrimi i vendit drejt Bashkimin Europian, janë tashmë dy prioritetet e qeverisë, për të cilat janë bërë edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Për këtë arsye, Edi Rama shkarkoi kryenegociatorin Zef Mazi duke emëruar ministre shteti dhe kryenegociatore Majlinda Dhukën, sipas tij një profil i lartë teknik, në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit.

Vendimet për lëvizjet në qeveri u dërguan në Presidencë dhe tani pas firmës së Bajram Begajt ditën e enjte shkojnë në Kuvend.

Njoftimi i Presidencës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, pas administrimit të propozimeve të Kryeministrit dhe shqyrtimit të tyre, ka dekretuar  shkarkimin e z. Arben Ahmetaj nga detyra si Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.

Presidenti i Republikës, ka pranuar propozimin duke dekretuar emërimin e zonjës Majlinda Dhuka si ministër Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe emërimin e zonjës Belinda Balluku edhe në detyrën e Zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit