Monedha Euro nuk ka pësuar luhatje në tregun e këmbimit valutor. Ajo do të blihet me 116.2 lekë ndërsa shitet me 116.9 lekë.
Nga ana tjetër dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë dhe do të blihet me 113.4 lekë dhe shitet me 114.5 lekë.
Edhe Paundi britanik ka shënuar një rritje të vlerës mëngjesin e sotëm ku ajo blihet me 136 lekë ndërsa shitet me 137.4 lekë.
Franga zvicerane ka pësuar një rritje të lehtë në krahasim me disa ditë më parë, teksa sot blihet me me 117 lekë dhe është shitur me 118.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.