Ish-presidenti Ilir Meta, tashmë në krye të organizimit të Partisë së Lirisë, ish-LSI-së, ka ftuar sot qytetarët dhe personalitetet që të bashkohen për të rrëzuar qeverinë e Ramës që është në mandatin e tretë. Ai kishte një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin të cilit i kërkoi që të largojë nga drejtoria e Doganave, Gent Gazhelin, i denoncuar së fundmi nga mediat e biznesmenit Irfan Hysenbelliu. Por Edi Rama tha se Gazheli po sulmohet për shkak të gjobës kundër “Birra Tirana” të Hysenbelliut.
“Qeveria vazhdon të paguajë me dhjetëra miliona euro për aferën e inceneratorëve, vazhdon të marrë borxhe për të mbështetur oligarkët dhe klientët me të cilët është lidhur. Doganat janë skandali i fundit. Situata paraqitet dramatike. Drejtori i doganave nga kontrabandistë, nepotizmi si edhe abuzimi me të ardhurat, që shtetit i humbasin deri në 80% nga zhdoganimet. I bëj thirrje Ramës të heqë urgjent nga arkëtarin e partisë nga doganat dhe patronazhistët nga doganat dhe tatimet” tha ai.