Që prej mbrëmjes së djeshme forcat RENEA në bashkëpunim me policinë vendore të Elbasanit kanë ndërmarr, një aksion të madh për pastrimin e krimit të organizuar nga qarku i Elbasanit.
Janë zhvilluar kontrollet të shumta dhe janë shpallur në kërkim disa persona, atyre që qarkullojnë me automjete me xhama të zinj të pacertifikuar apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave.
Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar 171 mjete, 15 nga të cilat janë shoqëruar në Komisariat, për verifikim; kanë kontrolluar 285 persona, 30 nga të cilët janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu janë kontrolluar 9 ambiente të ndryshme, në të cilat nuk u konstatuan veprimtari apo sende të kundërligjshme.
Bëhet me dije se po ashtu 13 automjete luksoze janë sekuestruar nga policia.