-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si u tallën “ujqërit” e vjetër me Bashën dhe e hodhën në “kosh”

Kryesoret

Ilir Meta doli nga Presidenca dhe “hapi letrat”. Ish-kreu i shtetit që tani mori drejtimin e LSI-së në ditën e dytë tregoi një prapaskenë, si e mësonte Lulzim Bashën që të përballej me Edi Ramën me qëllim rrëzimin nga pushteti. Ilir Meta nuk vepronte vetëm përballë dhe hapur, sikur ndodhi në shumë raste, por edhe “underground”. Në qershor të 2020-ës kur u prish marrëveshja e 5 Qershorit për zgjedhjet dhe ku palët akuzan njëra tjetrën, kryetari i Partisë së Lirisë, rrëfeu se e kishte thirrur me urgjencë. “Hajde këtu ti”. Me këtë gjuhë dhe ton, që Meta rrëfeu se i ishte drejtuar Lulzim Bashës tregon shumë. Më tej, Meta tha se i kishte treguar Bashës skenarin për rrëzimin e Ramës, por që sipas tij ish-kryetari i PD-së e refuzoi.

“Edhe prishja e marrëveshjes së 5 Qershorit ka qenë e rakorduar, pavarësisht nga qëndrimet dhe nga zhurmat. Kur Rama ka prishur marrëveshjen e 5 Qershorit e kam thirrur Lulushin dhe i kam thënë, “hajde këtu ti”. Tani mblidh opozitën i kam thënë se këtu janë prishur rregullat e lojës. Këtu nuk ka më derman kjo punë, do i dalim përballë. Dhe mos ki merak i thashë, se organizimin e bëj unë, dal unë përballë.

Ti vetëm do thuash që ky do jetë president. I thashë ti do thuash që ta dinë shqiptarët që nëse ky fiton do të jetë prapë president sepse presidentin parlamenti do ta zgjidhte. Siç e zgjodhi. Ti, i thashë, “do të jesh kryeministër”. Pastaj organizimin merrem vetë. Sepse Presidenti nuk është se do bëhej me opozitën, por do shpëtonte demokracinë nga grushti i shtetit. Çfarë ishte prishja e marrëveshjes së 5 Qershorit? Grusht shteti” tha Meta.

Por kjo nuk është hera e parë që Ilir Meta e diskrediton Lulzim Bashën. E njëjta gjë ndodhi edhe në nëntor të vitit të kaluar, kur tregoi një tjetër prapaskenë përpara anulimit të dekretit për zgjedhjet lokale. “Presidenti ndodhej në Gjermani në këtë kohë, kohë gjatë të cilës erdhi edhe zoti Basha, iu lut Presidentit të Republikës dhe në prezencë të të tjerëve. Iu përgjërua me lot në sy që Presidenti të anulonte protestën e 8 qershorit. Kjo pasi Basha nuk e mbante dot më nën kontroll popullin” tha Meta.

Por jo vetëm Ilir Meta. Lulzim Basha u kthye në shënjestër në vitin e fundit edhe nga Sali Berisha që i mori partinë për tre muaj. Fillimisht ishte vetë Lulzim Basha që pranoi se ka qenë “kukull” e Sali Berishës në PD, kur tha se “është edhe përgjegjësia ime, “PO”, ka pasur dualizëm mes meje dhe Sali Berishës dhe kjo e ka dëmtuar Partinë Demokratike” tha ai. Në kohë rekord, ish-kryeministri ngriti një fushatë linçimi kundër njeriut që vetë vendosi në krye të PD-së duke e shporrur. “Lul Brava, Lul Pengu, i shitur, etj”, shprehje dhe akuza të përdorura nga Sali Berisha dhe njerëzit e tij që u harruan sapo i mori partinë.

Kryeministri Edi Rama e mundi në cdo betejë politike, zgjedhje lokale dhe parlamentare, por edhe debatet gjatë seancave parlamentare. Nga “qepallimi” te marrëveshja e 17 Majit, ironia, gjestet, krahasimet, metaforat dhe lojën e nervave, Edi Rama arriti që ta nxirrte gjithmonë nga “binarët” rivalin e tij, ndihmuar nga gjendja brenda PD-së, që gjithmonë ishte një “minë me sahat” për Bashën. Trekëndëshi i Bermudës, që Lulzim Basha akuzoi e nxori jashtë loje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit