Etleva Kondi, ish-anëtare e komisionit për inceneratorët është paraqitur në Gjykatën e Posaçme duke kërkuar zbutje të masës së sigurisë që SPAK kërkoi dhe shkalla e parë vendosi disa muaj më parë. Aktualisht Kondi është në arrest shtëpie dhe ashtu do të vazhdojë pasi kërkesa u rrëzua.
Kondi akuzohet për “shpërdorim detyre” pasi rezulton se ka qenë pjesë e komisionit për miratimin e licencave të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit ku deri tani në pranga kanë shkuar ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako.