Policia e Kosovës, ka ndaluar një automjet me targa ruse në të cilin gjendeshin dy persona me shtetësi franceze, të cilët pas kontrolleve janë arrestuar me dyshimin se të njëjtit kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale.
“Dyshohet se të dyshuarit duke përdorur rrugët ilegale kane hyrë në Republikën e Kosovës, me ç’ rast të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.