-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A është spiuni I.M. ish-Presidenti? Flet te “5pyetjet.al” njeriu që firmosi: Nuk më kujtohet

Kryesoret

Autoriteti për Informimin për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit për t’i hedhur “benzinë” zjarrit pasi deklaruan se ish-Presidenti Ilir Meta ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit, publikuan edhe një dokument me të tjera detaje.

Dokumenti me vendim nr. 227 mban datën 17 maj të këtij viti thekson se nga verifikimet ka rezultuar se I.M. ka 140 faqe në arkivat e ish-sigurimit të shtetit dhe për këtë pas kërkesës që ka bërë është informuar vetë personi.

Por partia e ish-Presidentit mohoi se kreu i saj ka kërkuar informacion nga ky institucion dhe se rrjedhimisht nuk është informuar duke deklaruar se “Autoriteti i Dosjeve duhet të gjejë kush është I.M. pasi nuk është Ilir Meta”.

Në fund, dokumenti mban emrat e kreut të Autoritetit, Gentiana Sula dhe dy anëtarëve, Altin Hoxha dhe Simon Mirakaj, që në qershor mbylli mandatin.

“5pyetjet.al” e kontaktoi zotin Mirakaj për t’i marrë një prononcim lidhur me këtë vendim që kanë marrë në maj dhe e pyeti nëse personi me inicialet I.M. me 140 faqe material si sigurims është apo jo Ilir Meta sikur paraqitet në një tjetër dokument po nga Autoriteti i Dosjeve (kliko këtu), por ai tha se nuk i kujtohet.

Dokumenti i Autoritetit të Dosjeve

“Di që përgjigja ka qenë pozitive sepse është verifikuar nga komisioni Bezhani-Mezini dhe personi nuk ka të drejtë kur një person ka marrë certifikatën. Por si verifikuan, kur nuk i lejonte ligji?

Të them të drejtën, ka kaluar pak kohë dhe nuk jam shumë i qartë si kemi vepruar. Informacionet i sjell arkivi. Specialistët e arkivit. Unë nuk jam në dijeni të përgjigjem saktë sepse ka kaluar pak kohë. Nuk më kujtohet” tha ai.

Por a është lakuar ish-presidenti Meta në komision në 17 maj kur është marrë vendimi? “Jo” tha ai. “Përpara se me u emëruar president nga kuvendi ka ardhur një shkresë për verifikim dhe ne i kemi kthyer përgjigje duke iu referuar ligjit, për këtë jam i saktë.

Për këtë pjesë tjetër nuk jam i saktë dhe nuk më kujtohet. Nuk dua t’i shmangem, por nuk më kujtohet, nuk mund të të flas me hamendje pa qenë i sigurt” tha ai për “5pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit