Protesta e 31-të radhazi e zhvilluar në kryeqytet është shoqëruar me një incident të vogël gjatë tubimit.
Një grua e pranishme në protestë është konstatuar nga disa qytetarë teksa po fotografonte pjesëmarrësit. Kjo ka sjellë reagimin e tyre, të cilët e kanë rrethuar dhe i kanë kërkuar shpjegime, duke pretenduar se persona të lidhur me “patronazhistët” nuk janë të mirëpritur në protestë.
Nga ana e saj, gruaja ka deklaruar se është shqiptare që jeton në Athinë dhe se është gazetare, duke sqaruar se ndodhej në protestë në ushtrim të detyrës së saj profesionale dhe duke mohuar çdo lidhje politike.









