Sali Berisha, kreu i PD, në një bashkëbisedim për trashëgiminë kulturore, me temë: Nga gërmadhat e Teatrit te “shitja” e Butrintit, foli për ndërtimet në Tiranë.
Ai zbuloi ndër të tjera mesazhin e vetëm sipas tij, që i ka nisur Edi Rama.
“I vetmi mesazh që më ka dërguar, është kur unë i përçmova pllakat e gurit të cilat sot janë 50 gradë në shesh. Duhet të ishte bërë me nën kalime. Ai ka një impakt tmerrësisht negativ në shëndetin e qytetarëve. Largimi i trafikut nga sheshi ka krijuar probleme të mëdha. Ky ndalon trafikun e sheshit dhe faktikisht mund ta ketë rrit vetëm me atë veprim ndotjen gati me 50 përqind në atë shesh”, tha Berisha.