-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është politikani i lartë I.M. spiun? Nikolla hap dosjen për PS-në dhe PD-në

Kryesoret

Një ditë pasi Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për periudhën 1944-1991 njoftoi se një zyrtar shqiptar me profil të lartë politik me iniciale I.M rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, kryetarja e Kuvendi është vendosur në lëvizje.

Ditën e sotme, Nikolla, dosjen që dje i dorëzoi Kuvendi, ua ka përcjellë grupeve parlamentare. Fillimisht Nikolla ka takuar kryetarin e grupit të PS-së, Taulant Balla dhe më pas pritet që të ketë një bisedë me Enkelejd Alibeajn dhe Fatmir Mediun, por edhe Mesila Dodën. Kryetarja e Kuvendit do i njohë me dosjen kryetarët e grupeve.

Dje, Autoriteti i Dosjeve i kërkoi Kuvendit që të ndryshojë ligjin, pasi me dispozitat aktuale, zyrtarët që më parë kanë marrë një certifikatë pastërtie nuk mund të verifikohen edhe nëse kanë dalë të dhëna të reja për të kaluarën e tyre, pasi i pengon ligji.

“Dosjet” kërkojnë që të verifikohen edhe njëherë të gjithë personat që kanë dalë të pastër nga komisionet e ngritura asokohe deri në 1997. Socialistët janë vendosur në lëvizje për të ndryshuar ligjin.

Ende nuk dihet se cili është zyrtari i lartë me inicialet I.M. që rezulton bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit në diktaturë. Një pjesë e mediave dhe qytetarëve kanë insinuar duke i lidhur inicialet dhe profilin e lartë me Ilir Metën, por zëdhënësi i tij e ka cilësuar qesharake, madje sfidoi Autoritetin e Dosjeve që të publikojë dokumentet që ka gjetur. Deri tani Autoriteti i Dosjeve ka heshtur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit