Situata e zjarreve në tërë Shqipërinë po agravon çdo ditë e më shumë, por situata në fshatin Shijon në Elbasan paraqitet më problematikja.
Flakë kanë përfshirë sipërfaqe të tëra pyjore dhe rrezikohen po ashtu dhe banesat. Raportohet se një banorë është asfiksuar nga flakët.
Zjarri ka avancuar deri në rrugë dhe kjo rrezikon të bllokojë zjarrfikësen. Kjo e fundit për shkak edhe të terrenit të vështirë e ka të pamundur të ndërhyjë, po ashtu banorët kanë këkuar ndihmë për ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve.