-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta sigurims? Alibeaj: Refuzova të shikoja dosjen, duhet ligj i fortë, jo lojëra

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj shprehet se refuzoi që të njihet me detajet e dosjes ku Autoriteti i Dosjeve zbuloi se sipas tyre, ish-presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Alibeaj kërkon ligj të fortë për dekomunistizimin dhe jo lojëra politike.

“Sot paradite pata një ftesë të papritur nga Kryetarja e Kuvendit zonja Lindita Nikolla. Kërkoi të më vinte në dijeni të materialeve të mbërritura nga Autoriteti i Dosjeve, si Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së. Refuzova të njihesha me detajet e dosjes sekrete të politikanit me inicialet I.M. !

Për mua si politikan dhe për PD-në si parti e themeluar mbi parimet e transparencës, standardet dhe jo emrat e përveçëm, janë të rëndësishme për funksionimin normal të demokracisë.

I bëra me dije Kryetares së Kuvendit se qëndrimi i PD-së për çështjen e dosjeve ka qenë koherent dhe vijon të mbetet i pandryshuar. Shoqëria dhe shteti shqiptar ka nevojë uluritëse të dekomunistizohet.

Ne kemi qenë ata që kemi kërkuar përjashtimin e sigurimsave nga emërimet në reformën në drejtësi dhe ia kemi arritur.  PD jo vetëm ka kërkuar, por ka pregatitur dhe projektligjin për dekomunistizimin. Kemi depozituar projektligjin per kthimin e Spacit dhe Tepelenës në muze kombëtarë. Kemi kërkuar sistematikisht deklasifikimin e dosjeve të sigurimit të shtetit, madje edhe 1 javë më parë në Kuvend, e do depozitojme iniciativën përkatëse për këtë qëllim.

PD ka inicuar dhe mbështetur çdo përpjekje ligjore, politike dhe të shoqërisë civile për transparencën e munguar për dosjet e diktaturës. Vetëm kështu makthet e shpirtrave të trazuar në komunizëm do të zhduken dhe psikoza e shantazhit do marrë fund.

Fakt i hidhur mbetet që gjatë 30 viteve, klasa politike në Shqipëri ka qenë e paaftë t’ju ofrojë shqiptarëve të vërtetën e plotë të dosjeve të sigurimit të shtetit. Sikundër të njëjtët politikanë i kanë përdorur dosje të tilla për shantazhe të interesave të pushtetit personal.

PD e ka të qartë dhe të palëkundur qëndrimin e saj për çështjen e dosjeve dhe bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit.

Transparenca e munguar është drejtësia e mohuar për ata mijëra shqiptarë që vuajtën gjatë diktaturës komuniste. Çdo iniciativë për hapjen e dosjeve, lustracionin apo dekomunistizimin, siç ne kemi kërkuar sistematikisht, do të ketë mbështetjen e plotë tonën. Por këto iniciativa duhet të bëhen të plota, të sinqerta dhe ezauruese, dhe jo gjysmake në funksion të lojrave të vogla politike.

PD u krijua si forcë antikomuniste dhe do të vijojë të përmbushë misionin e saj, rivendosjen në vend të dinjitetit të nëpërkëmbur dhe vlerave të mohuara gjatë diktaturës komuniste” shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit