-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Refuzoi ndarjen, italiani plagos gruan shqiptare dhe i vret të dashurin

Kryesoret

Mbrëmjen e së hënës një italian, për arsye xhelozie ka plagosur rënd ish-gruan e tij nga Kosova që banonte në Zvicër. Por nuk është ndalur me kaq pasi ai ka qëlluar për vdekje të dashurin e ish-gruas dhe më pas ka vrarë veten.

45-vjeçarja ishte ndarë nga burri xheloz në maj, por ai nuk e pranonte ndarjen dhe i kishte kërkuar asaj t’i ktheheshin sërish bashkë.

Ngjarja filloi shtatë kilometra nga pika kufitare Gaggiolo TI në anën italiane, pak para orës 18:00 kur 51-vjeçari i zuri pritën bashkatdhetarit të tij 47-vjeç, në një shteg pylli dhe e qëlloi atë dy herë. Ky i fundit arriti të dalë nga makina e tij, por u rrëzua pas disa metrash dhe vdiq në vend.

Autori kaloi pikën kufitare dhe hyri në Zvicër ku destinacioni i tij i radhës ishin banjat termale, atij ju deshën vetëm njëmbëdhjetë minuta për të shkuar në rrugën ku punonte si pastruese ish-gruaja e tij. Hyri në ndërtesë dhe gjuajti drejt saj duke e goditur në pjesën sipërme të trupit. Autori më pas drejtoi armën drejt vetes dhe tërhoqi këmbëzën.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se gruaja e plagosur kishte të veshur një këmishë të bardhë e cila ishte larë në gjak. Me të mbërritur ambulanca, vrasësi tashmë kishte vdekur. Gruaja është dërguar me plagë të rënda në spital dhe të martën mjekët bënë të ditur se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ajo u nda nga i shoqi dhe mesa duket takoi një burrë të ri. Ajo nuk do ta kishte menduar kurrë se ish-i i saj do të ishte i aftë për një veprim të tillë. Në fund të fundit, të dy kanë një vajzë së bashku”, tha një dëshmitar. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet./laprovincia

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit