-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritet çmimi i gazit, Rusia redukton furnizimin drejt Gjermanisë

Kryesoret

Çmimet e gazit janë rritur pasi Rusia ka shkurtuar më tej furnizimet me gaz në Gjermani dhe vende të tjera të Evropës Qendrore. Çmimet evropiane të gazit u rritën me 9%.

BBC raporton se Rusia ka shkurtuar flukset përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në Gjermani e cila importon 55% të gazit të saj nga kjo kompani.

Firma ruse e energjisë Gazprom ka kërkuar të justifikojë shkurtimin e fundit duke thënë se ishte e nevojshme për të lejuar punën e mirëmbajtjes në një turbinë. Ndërkohë qeveria gjermane, tha se nuk kishte asnjë arsye teknike që ajo të kufizonte furnizimin.

Reduktimi i fundit i flukseve ushtron presion mbi vendet e BE-së për të reduktuar edhe më tej varësinë e tyre nga gazi rus dhe ka të ngjarë ta bëjë më të vështirë për ta rimbushjen e furnizimeve të tyre me gaz përpara dimrit. Ukraina ka akuzuar Moskën për një “luftë gazi” kundër Evropës dhe për ndërprerjen e furnizimeve për të shkaktuar “terror” mbi njerëzit. Që nga pushtimi i Ukrainës, liderët evropianë kanë zhvilluar bisedime se si të reduktojnë varësinë  nga karburantet fosile ruse.

Të martën, Bashkimi Evropian ra dakord të shkurtojë përdorimin e gazit në rast se Rusia ndalon furnizimet, por disa vende do të kenë përjashtime për të shmangur racionimin. Anëtarët e BE-së tani kanë rënë dakord të reduktojnë vullnetarisht 15% të përdorimit të gazit midis gushtit dhe marsit./BBC

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit