-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në Mirditë: Ja sa marrëveshje firmosën me SHBA gjatë qeverisjes sime

Kryesoret

Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, lideri i PD-së, Sali Berisha ka shkuar në Mirditë për të festuar 100 vjetorin e marrëdhënieve SHqipëri-SHBA.

Gjatë takimi Berisha përmendi faktin që gjatë qeverisjes së tij, janë nënshkruar marrëveshjet më të rëndësishme.

Një orë e gjysmë më parë isha para gazetarëve dhe u thashë se unë po shkoj në Rrëshen për të festuar 100-vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro amerikane me njerëz të ndershëm dhe kam shumë kënaqësi që bashkë nderojmë këtë 100 vjetor me mirënjohjen më të thellë ndaj vendit të madh të lirisë që ka bërë më shumë se çdo vend tjetër për lirinë e shqiptarëve. Që nga viti 1920 presidenti i asaj kohe hodhi në kosh projektet që copëtonin dhe Shqipërinë.

SHBA kontribuan më pas në ndërtimin e shtetit shqiptar. Ndihma e tij ishte thelbësore veçanërisht me shkollat e shkëlqyera që ngritën për të çuar para kauzën e arsimit në Shqipëri, për të paraqitur vendin tonë para publikut dhe administratën amerikane. Pra marrëdhëniet kanë një histori gjithnjë vetëm pozitive. Ne i kremtojnë këto marrëdhënie me një ndjenjë krenarie. Në 30 vite ajo që është realizuar është e lidhur me qeverinë e PD, që nga pritjet e para në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Bush, Clinton. Më vonë do të ishte ngjarja më kulmore vizita e Bush në Shqipëri. Vizita të tjera do të bëheshin nga pala shqiptare në nivelet më të larta të atij vendi të madh. Vizita e sekretares Clinton. Të dashur miq, PD u qëndroi vlerave dhe bëri që Shqipëria të jetë një vend i respektuar në SHBA dhe kudo në botë.

Ne sot zotohemi që si punuam, për kulmet e marrëdhënieve, kulme të tjera do të shënojmë në 100 vjetorin që vjen. Nuk mund të mos ndjejmë keqardhje që sot, u thashë gazetarëve. Si mund të shkoja në kremtim me ta, njësoj si të çosh Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë. Sot Shqipëria ka një qeveri që nuk meriton asnjë ditë të qëndrojë aty ku është, për shkak të rekordeve të zeza. Pas Enver Hoxhës i kanë nxirë faqen këtij vendi”, deklaroi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit