-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama do të ndërtojë “Dubai City”-n, të vjedhë 4-5 miliardë me një arab

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është ideator i një afere korruptive dhe vjedhje masive me projektin për të ndërtuar një “mini-Dubai” në portin e Durrësit dhe për ta zhvendosur atë në Porto Romano.

Ish-kryeministri gjithashtu zbuloi se shkëputja e qytetit të vjetër nga Parku i Butrintit është pjesë e projektit për të ndërtuar kulla e resorte në “Kepin e Stillës”.

“Vetëm në Portin e Durrësit po merr me një arab 1 milion metër katror truall. E sposton portin, pa asnjë lloj motivi vetëm vjedhjen. Është një aferë 4, 5 miliardë, se do ndërtoj “Dubai City” aty. E njëjta gjë me parkun e Butrintit, përrallor është që nuk ekziston kund tjetër në Europë. E merr nën administrim një njeri që është regjistruar me zë dhe figurë që Shqipëria është një vend artificial. Nuk e kam lexuar kurrë këtë, se para Ilirëve kanë qenë pellazgët. Të thotë se në 1913 këtu s’ka pasur shqiptarë, këtë be bën vetëm zëdhënësi i Edi Ramës. Dhe e bën këtë se kepi i Stillës është magjik, dhe Edi Rama do ta bëjë vila me njerëzit e tij. Duhej shkëputur të gjitha zonat, për të lënë qytetin e vjetër veçmas dhe këto për t’i marrë për qëllimet e veta”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit