Banka e Shqipërisë ka njoftuar se ditën e sotme, euro ka pësuar një rënie të ndjeshme ndaj lekut duke u këmbyer me 116.60.
Vetëm gjatë ditës së sotme ajo ka shënuar një rënie prej 0.2 pikë në krahasim me lekun.
Po ashtu një rënie po shënon dollari, ndërsa paundi është rritur sërish.
Dollari Amerikan pësoi një rënie të ndjeshme sot sipas Bankës së Shqipërisë duke u këmbyer me 114.38 lekë kundrejt 114.95 lekëve që ishte dje.
Paundi britanik u këmbye me 139.04 lekë gjatë ditës së sotme, ndërkohë që dje këmbehej me 138.77 lekë.