Gjykata e Tiranës vendosi sot masën arrest me burg për ish-efektivin e Policisë, Remal Rada dhe për mikun e tij Elton Hithi të cilët u arrestuan pasi u kapën me snajper dhe disa municione luftarake pas kontrollit.
Sipas Prokurorisë dyshohet se ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada të jetë pjesë e një grupi kriminal. Organi i akuzës ka kërkuar mostra për të bërë analiza të ADN-së por kjo nuk është pranuar nga të pandehurit.
Remal Rada dhe Elton Hithi akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformave të policisë së shtetit.