Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka bërë disa ndryshime në radhët e uniformave blu. Ai ka emëruar Tonin Vocajn si zëvendësdrejtor në Policinë e Shtetit. Në këtë mënyrë Vocaj largohet nga detyra e Drejtorit të Policisë Kriminale.
Në vendin e tij, Nano ka vendosur Neritan Nallbatin, i cili ishte drejtor i Policisë së Durrësit. Ndërkohë, Albert Dervishaj cili ka qenë zv/drejtor i Policisë është transferuar pranë Akademisë së Sigurisë.
Këto lëvizje vijnë pas situatës kriminale në vend. Më 17 Korrik në Fushë Krujë u vranë 3 persona në një atentat me armë zjarri. Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha ndërruan jetë si pasojë e asaj ngjarje.
Disa ditë më vonë në Milot u qëlluan në një atentat mafioz sapo zbritën nga makina e blinduar Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi. Ky i fundit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Brahimi pësoi dëmtime të rënda në këmbë dhe brinjë.