-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet “mat” duke vaditur drogë, arrestohet 44-vjeçari

Kryesoret

Policia e Shtetit ka arrestuar, Altin Lepurin dhe shpallur në kërkim vëllain e tij pasi kultivonin drogë në fshatin Baz, Mat.

44-vjeçari i arrestuar ishte në kërkim për një tjetër rast kultivimi të bimëve narkotike, në vitin 2019.

Ai është kapur “mat”, teksa po vadiste lëndën narkitike.

Njoftim

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në informacione të marra në rrugë policore për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Zalli i Bazit”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit A. L.,  44 vjeç, banues në Baz, Mat, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi A. L., 36 vjeç. 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Baz, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Shtetasi A. L. ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 31.03.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim për një rast kultivimi të bimëve narkotike në vitin 2019, nga të cilat i kanë mbetur pa vuajtur dhe 1 vit e 1 muaj burgim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit