-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta spiun? Balla: Duhet të ndryshojmë ligjin me urgjencë

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit ka reaguar për herë të parë pas dosjes që Autoriteti i Dosjeve i çoi Kuvendit duke e njoftuar se ish-Presidenti Ilir Meta ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit.

Balla tha se ata që sulmojnë kryetaren dhe anëtarët e këtij institucioni, janë të njëjtët që i kanë miratuar dhe i kanë votuar më parë. Taulant Balla tha se forca ku bën pjesë është gati për ndryshimet ligjore që kërkon Autoriteti i Dosjeve për të bërë riverifikimet.

Çështja e një shkrese të ardhur nuk është çështje procedure, por që meriton që sa më shpejt të mundemi të kemi një debat dhe një reflektim shumë serioz. Ngritja e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit në të gjitha majat e piramidës shtetërore kërkon reflektim urgjent, ashtu si edhe një sekretar partie e përdhos këtë kuvend me praninë dhe gjuhën e tij.

Ish-sekretarë partie dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit hedhin baltë mbi Autoritetin e Dosjeve. Autoriteti i Dosjeve ka alarmuar Kuvendin ku kanë arritur bashkëpunëtorët. Unë dhe zoti Meta, kur ka qenë kryetar Kuvendi e kemi propozuar dhe votuar Gentiana Sulën në krye të “Dosjeve”. Tani zonja Sula na soli patronazhiste sepse bën detyrën e saj. Autoriteti i Dosjeve të rishikojë certifikatën e dosjeve e kujtdo.

Duhet t’u japim drejtim atyre ndërhyrjeve ligjore dhe shpresoj që zoti Alibeaj të mbajë fjalën. Autoriteti i Dosjeve të shoh çdo dosje të atyre që kanë hyrë me përgjues në trup. PS është gati dhe do mbështesë çdo ndryshim në kod. Shpresoj që PD të reflektojë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit