-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Myslim Murrizi: Dy superfuqi botërore paskan frikë nga Berisha?!

Kryesoret

Dy superfiqi ekonomike, politike, ushtarake dhe dy vendet teorikisht model i demokracise dhe shtetit ligjor paskan kaq “ frike” Sali Berishen????

Nuk do shkruaja asnje rresht per shpalljen e Berishes non grata sepse nuk mbroj as Berishen dhe askend tjeter, dhe ne nje Shtet formalisht demokratik siç jemi ne, çdo qytetare e mbron vete veten e tij nga çdo akuze ose cakton nje mbrojtes ligjor( avokat) per tu perfaqesuar e per tu mbrojtur para drejtesise nga çdo akuze

Nuk besoj kurre se Berisha i ka kerkuar mbrojtje te gjithe atyre qe duke u perpjekur ta mbrojne, e bejne pis Ate, sikurse nuk besoj kurre qe Berisha demtohet nga kategoria llumhane qe mxituan te nxjerin nga goja qelbin e shpirtit te piste qe i karakterizon

E aq me shume kur shoh se ne krye te tufes qe gezon pa mase per non gratan e dyte te Berishes jane ish spiunet e sigurimit me ne krye LLULLEN

Duke qene se personalisht kame qene pjese e pushtetit te PD drejtuar nga Berisha vetem ne vitet 1992-1997 dhe nuk kam qene pjese e pushtetit te PD 2005-2013, dhe si nje njeri qe kurre nuk kam bere karriere nga lepirja por jam perplasur me Berishen jo pak here, kam kurajon dhe me shtyn kureshtja te bej disa pyetje publikisht Ambasadoret e dy fuqive me te medha te botes ne Shqiperi  SHBA dhe ANGLI.

1- A mund T’U thoni Demokrateve dhe Shqiptareve se ne cilen periudhe te qeverisjes se PD, Berisha ka minuar demokracine, ka abuzuar me pushtetin, ka bere korrupsion me permasa galopante, ka bashkepunuar me kriminele per te blere vota????

2- A mund T’U thoni Demokrateve dhe Shqiptareve se ne cilen kohe Berisha ka perbere rrezik per sigurine e SHBA dhe ANGLISE kur prej vitit 2013 pra prej 9 vitesh nuk ka asgje ne dore dhe nuk ka shkelur as per pushime e as per semundje ne keto dy vende???

3- Nese Berisha rrezikon sigurine kombetare te Amerikes dhe Anglise, atehere pse drejtesia e ketyre dy vendeve nuk kerkon ekstradimin e Berishes dhe gjykimin e denimin e Tij si terrorist ne SHBA apo ne Angli???

4- Çfare i pengon organet e drejtesis se SHBA dhe Anglis per ta shpallur Berishen ne kerkim nderkombetare dhe fatmiresisht me Angline e kemi patur marreveshjen e ekstradimit ndersa me SHBA e kemi votuat vjet ne 2021 pasi nuk ka ekzistuar prej vitit 1939??

5-Nese Berisha ka kryer vepra penale dhe ka cenuar sigurine e dy fuqive me te medha te botes gjate viteve 1992-1997, pse priten 25 vjet keto dy vende per ta shpallur Berishen si rrezik per sigurine e Tyre sot kur  pothuajse sipas çdo kodi penal çdo veper pas 25 vitesh parashkruhet???

6- Nese Berisha ka cenuar sigurine kombetare te SHBA dhe Anglise , ka minuar demokracine ne Shqiperi, ka ushtruar korrupsion dhe ka bashkepunuar me kriminele,gjate viteve 2005-2013, atehere pse e futen Shqiperine ne NATO ne vitin 2008, pse miratuan marreveshjen e stabilizim-asocimit dhe pse liberalizuan vizat Shqipetareve  ne vitin 2010,kur qeveria drejtohej nga Berisha si person me rrezikshmeri te larte???

7- Si ka mundesi qe Presidenti i SHBA BUSH, vjen ne Tirane dhe takon nje njeri qe minon demokracine dhe perben rrezik per sigurine kombetare te SHBA??? Nuk di ndonje President te SHBA te kete takuar ndonjeher ndonje terrorist si Sadam Hysenin apo Binladenin qe te takonin “ terroristin” Berisha!!!

8- Nese Berisha ka minuar demokracine, ka bashkepunuar me kriminela qe jetojne e veprojne ne Angli, ka bere korrupsion dhe ka cenuar sigurine kombetare te Anglise gjate viteve 2013-2022, si mund ti bej keto pa perkrahjen, mbeshtetjen dhe bashkepunimin e Rames dhe qeverise se tij, se nga viti 2013 Berisha vete ka patur ne dore vetem çelesat e kashtes????

9- Si ka mundesi qe nje person kaq i “ rrezikshem” per SHBA dhe Angline nuk fshihet as ne malet e Afganistanit e as ne bodrumet e Sadamit apo stepat e Siberise, por eshte ne mes te kryeqytetit te nje vendi antare i NATOS dhe te vendit qe para nje jave ju çelen negociatat per antaresim ne BE dhe kercenon sigurine e dy vendeve me te fuqishme te NATOS, minon demokracine dhe bashkepunon me kriminelet e nuk e shpallin ne kerkim nderkombetare ose te kerkojne ekstradimin e Tij per ta gjykuar si “ terrorist”???????

10- Kaq “ frike” paskan dy fuqite me te medha ushtarake te NATOS dhe pse jo te botes nga Sali Berisha????

11- Keto dy vende qe nuk tremben nga Putini dhe Rusia, nga Kina nga Irani, Afganistani( megjithese nga ketu iken pa lavdi) qe i kane shpall lufte terrorizmit dhe çdo individi qe eshte pare si rrezik per sigurine kombetare te Tyre prej vitit 2001 kur u sulmuan kullat binjake ne Neë York, te “ tremben” apo te “ tolerojne” kaq shume Sali Berishen sa te mjaftohen vetem me nje vendim politik non grata???

12- A mund te jete kaq i fuqishem dhe kaq i rrezikshem Sali Berisha qe te rrezikoj sigurine kombetare te SHBA dhe Anglise e keta dy super Shtete te mos “ guxojne” ti tregojne vendin por i thone qe nuk do vish tek ne per vizite??????

13- Çfare “sekreti” per SHBA, Angline apo boten perbejne “ krimet” e Sali Berishes qe SHBA dhe Anglia nuk i bejne publike me fakte e detaje qe ta mesojne Demokratet dhe te gjithe Shqiptaret e ndoshta pas kesaj nuk do te kete më nevoj per te harxhuar miliona euro lobime por mund ta shpallin vete Demokratet dhe Shqiptaret non grata Sali Berishen e nuk do ti vinin ne shesh me date 7 korrik qindra minjera Shqiptare????

Diten qe SHBA dhe Angli nuk do ta kene “ frike” Sali Berishen por do ti bejne publike me fakte konkrete dhe me detaje veprimtarine e Tij “ terroriste” , aktivitetin e Tij qe cenon sigurine kombetare te SHBA dhe Anglise,minimin e demokracise dhe do tregojne emrat e krimineleve ne Angli Amerike e kudo,qe Berisha ka bashkepunuar per te blere vota, do te nxjerin fakte konkrete per sa para ka vjedhur ku i ka vjedhur dhe ku i ka fshehur, do te jeme i pari qe do ti shpalle lufte hapur Sali Berishes pa e patur frike siç e paska “ frike” Amerika dhe Anglia

Une mendoj qe DREJTESIA e Amerikes dhe e Anglise nuk jane nen urdherat e politikes dhe nen hyqmin e pushtetit te radhes e ajo DREJTESI nuk intimidohet nga deklarata politike apo “ fleterrufe” te porositura me miliona euro te paguara nga çdo funderrine qe kerkon te eleminoj kundershtaret politik nepermjet shpalljeve non grata me sajesa te ndyra

Drejtesia e Amerikes dhe e Anglise funksionon e pa varur realisht ,e jo si spaku jon qe heton Bektashin qe korr grure, dhe po nuk ka prova dhe fakte nuk te pjerdh se çfare deklaratash bejne qeverite apo qeveritaret e Tyre

Ndaj po te kene fakte per te gjitha ato “ akuza” super te renda per Berishen, si Amerika dhe Anglia e ti dergonin si prova ne gjykatat e Tyre, ju garantoj qe Sali Berisha do ishte shpallur person ne kerkim dhe do ishte ekstraduar per gjykim e denim si ne SHBA dhe ne Angli

Mirepo gjykatat dhe drejtesia e ketyre vendeve nuk fillon proçedim, nuk  heton dhe nuk denon askend pa prova dhe fakte dhe nuk pjerdh per Sorrosin apo zagare te tij qe mendojne se mund te godasin kedo qe e shohin jo si mender lepires te tyre.

Tani Berishen me pallavra te tilla mund ta shpallin non grata  edhe Kina, India, Hollanda, Bullgaria, Afrika, Pakistani, Rusia dhe mund ta cilesojne si “ terrorist” nderkombetare qe mund te shperthej luften e trete boterore, por nuk besoj qe Berisha eshte kaq i forte sa te gjithe ta kene frike e askush te mos guxoj tja thote publikisht “ krimet” e te mos e denojne Berishen ashtu siç Ai e “ meriton” me burgim te perjeteshem ne Guantenamo ose Alkatraz

Prej 30 vitesh nuk kam degjuar per asnje individ apo politikan ne bote qe te kete cenuar sigurine kombetare te SHBA dhe Anglise e te mos jete arrestuar

Sipas LLULES dhe llullave te tjere, SHBA dhe Angli nuk paskan problem dhe nuk qenkan ne “lufte” me Putinin dhe Rusine por me Berishen Shkelzenin dhe Lirine

Nuk do te shkruaja asnje rresht per kete gje, por nuk mund ta besoj qe Amerika dhe Anglia tremben nga Sali Berisha

As mbroj dhe as kam ndermend te mbroj asken per çdo gabim, faj apo krim qe mund te kete bere e mund te bej, se nuk jam pjese e tufes qe nxitojne ti vete ofrohen per mbrojtje nje njeriu qe ata mendojne se ka ne dore interesat e pista te tyre

Sali Berisha nuk ka nevonje per ta mbrojtur une, ashtu siç nuk ka nevonje per lepirjen e askujt qe mendojne se po e mbrojne por ne fakt vete “ mbrojtja” e tyre e ben pis

Sali Berisha nuk zvogelohet dhe nuk behet pis as nga shkrimet, aludimet, trillimet dhe fantazite e nje grushti njerezish pa karakter pa moral pa dinjitet e pa nder qe kur ishte kryeminister e lepinin ne çdo cep te trupit ,e tani peshtyjne sepse lepijne Ramen, e neser do peshtyjne Ramen e do lepijne ate qe do jete ne krye sepse jane rrace qensh qe lepijne kocka

– [ ] Shqiperia eshte nje Shtet formalisht demokratik dhe i pa varur, me prokurori dhe gjykata qe nuk besoj se i ndalon kush te hetojne, gjykojne e denojne çdo Shqiptare qe kryen vepra penale dhe i faktohen ato, si dhe çdo “ terrorist” qe provohet se cenon sigurine kombetare te Shqiperise, te Anglise te Amerikes e te Rusise, edhe pse mund  ta kete emrin Sali Berisha

Nese keni fakte, i publikoni. Pallavrat dhe dokrrat mediatike shitjani atyre qe ju mendojne se jeni zoti. Shqiptaret kane 32 vjet qe jane te lire te zgjedhin vete se kujt i besojne, kë duan lider apo kryetar partie. Koha ka treguar se nuk mund te behen udheheqes disa minj ambasadash qe nuk kane asnje peshe ne popull.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit