Pasditen e sotme në orën 17:00 deputetët do të mblidhen në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar ndryshimet në qeveri. Arben Ahmetaj nuk do të jetë më pjesë e kabinetit, pasi shefi i ekzekutivit e ka zëvendësuar me Belinda Ballukun.
Për integrimin, Edi Rama hoqi kryenegociatorin Zef Mazi dhe në vendin e tij vendosi Majlinda Dhukën, duke u justifikuar se duhet një profil teknik në vend të politikut. Presidenti Begaj firmosi dje dhe sot votohen në kuvend.
Më pas Belinda Balluku dhe Majlinda Dhuka do t’i drejtohen Presidencës, ku dhe do të bëjnë betimin që të nisin zyrtarisht punën e tyre të re. Opozita ka kërkuar debat për ndryshimet, por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka refuzuar.
Pas seancës PS zbret në festë në sheshin “Skënderbej” për çeljen e negociatave dhe 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.